Mes Turqisë dhe Greqisë vazhdojnë retorikat dhe veprimet që tensionojnë akoma më shumë situatën. Së fundmi, ministri turk i Mbrojtjes ka pilotuar vetë një nga avionët luftarak F-16.
Ministri Hulusi Akar mori pjesë në ceremoninë e trajnimit të pilotëve të rinj të Turqisë. Ndër të tjera, ai tha se Forcat e Armatosura Turke po kalojnë një periudhë kritike, por do të mbrojnë interesat e Turqisë në tokë, ajër dhe det.
Një mesazh i dërgoi edhe vendeve Perëndimore që i kanë dalë në krah Greqisë, mbi të gjitha Francës që ka nisur drejt Mesdheut aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle”.
“Në Mesdheun lindor vijnë nga mijëra kilometra larg, sillen si hileqarë dhe luajnë rolin e mbrojtësit. Por, siç erdhën do të largohen”, është shprehur ministri turk i Mbrojtjes.