E kemi parë të flasë sa herë për politikë dhe për sfida, por mbrëmë na ka befasuar të gjithëve. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, i cili ka kënduar bashkë me moderatorin Ermal Mamaqi në emisionin e këtij të fundit ‘Xing me Ermalin’.
Të dy së bashku ata kënduan këngën e grupit ‘Ritfolk’ me tekst të modifikuar me nota humori e ironie, që fliste për mospërfshirjen e Tahirit në qeverinë e re.
Tahiri surprizoi publikun që i dhuroi atij duartrokitje të shumta për performancën.





