7 shkurt 2015 – Policia e qytezës së Shiklit (Scicli) në Sicili arrestoi klandestinin Sermian Haskon, 25 vjec për vjedhje të shumëfishtë. Policët e ndoqën Sermianin, menjëherë pasi ai kishte vjedhur një vilë në periferi të qytezës.
Ata i kapën Sermianit në trup tri orë dore markash të njohura, dy palë syze dielli të markave të shtrenjta, një aparat fotografik dixhital, të sapo vjedhura në vilë.
Gjatë kontrollit të banesës së Haskos u gjetën të tjera sende të vjedhura si disa televizorë LCD, një X-Box, një motokultivator, një laptop, bokse për televizorë etj. Pas arrestimit, Hasko u dërgua në Burgun e Raguzës (Sicili).





