Lancinet Sidibe, është prezantuar si lojtari më i ri i Teutës. 21-vjeçari nga Guinea, i cili sezonin e kaluar u aktivizua me Flamurtarin, do të vazhdojë të jetë pjesë e Superiores, edhe për sezonin e ri.

Bledi Shkëmbi e vlerëson si një element të rëndësishëm për mesfushën Sidiben, dhe tashmë do të jetë një vlerë e shtuar për durrsakët në sezonin e ri.

Teuta ka larguar një ekip të plotë në fundin e sezonit dhe ka bërë afrimin e tyre të rinjve brenda një harku kohor të shkurtër për të bërë të plotë grupin e sezonit të ri që do të nisë këtë të premte.

E nisi nga porta me Isli Hidin për të përfunduar me Tefik Osmanin që është zyrtarizimi i fundit. Megjithatë, durrsakët nuk ndalen, ata kanë afruar sot ish-mesfushorin e Flamurtarit, Lancinet Sidibe.

Ky i fundit është njohës i mirë i Superiores, pasi për një sezon ka qenë titullar i padiskutuar në Vlorë, ndërkohë që Ditmar Bicajn që e ka pasur shok skuadre te Flamurtari.

Sidibe është i lindur në vitin 1997 dhe është zbuluar nga Besëlidhja, ekip nga i cili bëri dhe hapin e madh për të kaluar në Superiore.