Atletja holandeze Sifan Hassan ka ‘shkatërruar’ të gjitha rregullat e vrapimit në distancë të gjatë duke fituar medaljen e artë në maratonën e femrave. Sifan paraprakisht kishte fituar medaljen e bronztë në 5000 metra dhe 10,000 metra më herët gjatë kësaj jave.Ajo shfaqi shpirtin e saj të fuqishëm për të mposhtur kundërshtaren e saj Tigist Assefa nga Etiopia e cila fitoi medaljen e argjendtë ndërsa Helen Obiri e Kenyas fitoi të bronztën në metrat e fundit.
Hassan tashmë ka kaluar të gjitha pritshmëritë në vrapimin në distancë të gjatë pasi ajo ka fituar tripletën e medaljeve duke marr pjesë në garën e femrave në vrapim prej 1,500 metra, 5,000 metra dhe 10,000 metra. Ajo në fund arriti që të fitojë medaljen e bronztë në kategoritë 5,000 metra, 100,000 metra dhe 1,500 metra dhe duke u bërë kështu atletja e vetme e cila fiton medalje në tri evente në një edicion të Lojërave Olimpike.Duke i shtuar tashmë edhe medaljen e artë sirtarit të saj të medaljeve, Hassan e ka konsoliduar vendin e saj si ‘mbretëresha’ e vrapimit në distancë.