Guillermo Söhnlein, bashkëthemelues i OceanGate, ka hedhur poshtë disa nga kritikat e drejtuara ndaj kompanisë së tij, në lidhje me sigurinë dhe certifikimin e nëndetëses “Titan”.

Söhnlein u largua nga kompania 10 vjet më parë, por ende ruan disa aksione në pakicë.

Duke folur në programin Today të BBC Radio 4, ai tha se ata që komentonin sigurinë e nëndetëses “Titan”, përfshirë regjisorin e filmit Titanik,  James Cameron, nuk ishin plotësisht të informuar.

“Njerëzit vazhdojnë të barazojnë certifikimin me sigurinë dhe po injorojnë 14 vitet e zhvillimit të nëndetëses Titan,” thotë ai.

“Çdo ekspert që mendon për këtë, duke përfshirë zotin Cameron, do të pranojë gjithashtu se ata nuk ishin aty për projektimin e nëndetëses, për inxhinierinë e nëndetëses, për ndërtimin e nëndetëses dhe sigurisht jo për programin rigoroz të testimit në të cilën kaloi.”

Söhnlein tha se vdekja e pesë personave në bordin e “Titan”  kishte qenë një “humbje tragjike për komunitetin e eksplorimit të oqeanit”, por kushdo që operon në thellësi të oqeanit ” e di rrezikun e operimit nën një presion të tillë dhe se në çdo moment… ju rrezikoni nga ky lloj shpërthimi “.

Ai shtoi se mendonte se teknologjia dhe inovacioni mund të minimizojnë rreziqet.