Në një konferencë për sigurinë kibernetike, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se pas sulmeve nga hakerat iranianë është rritur me 7.6 herë më shumë buxheti për Policinë e Shtetit, në krahasim më një vit më parë.
Sipas ministrit këto sulme patën edhe një anë të mirë, që ngritën alarmin në mbrojtjen e sistemeve.
Bledi Çuçi: Nga njëra ane, si agjenci themelore për sigurinë kombëtare, polica nuk është vetëm target i sulmeve në sistemet e saj të ruajtjes apo sulmeve ndaj shërbimeve që ofron vetë policia, por ka përgjegjësinë ligjore të hetojë krimet e kësaj natyre.
Ne punojmë që policia të modernizohet përmes adaptimit të teknologjisë.
Pas sulmit kibernetik në policinë e shtetit, na u desh që të nxirrnim një mësim të mirë për tu fokusuar te mbrojtja e sistemeve tona. Për ti bërë të padepërtueshëm dhe vetëm në vitin që vjen kemi shtuar në buxhetin e policisë së shtetit për investimet në siguri me 7.6 herë më shumë se viti paraardhës.
Sulmi pati edhe anën e mirë, ngritja e alertës.
Ky ishte alarmi edhe për një strategji të re me burime njerëzore shumë më të kualifikuara.