Nga bregdeti i Spillesë, Genti Lasku Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimi në Ujë” ka sqaruar se përse kullat e vrojtimit nuk janë të nevojshme në plazhet tona.

Lasku tha se ne kemi plazhe të tipit A dhe B, të lehta e jo oqeanike ku dallga kalon mbi 3 metra dhe vrojtuesi i plazhit nuk arrin që të ketë fushëpamje në det.

“Kullat e vrojtimit nuk janë të domosdoshme në plazhet tona. Ne kemi plazhe të tipit A, B. Janë plazhe të lehta, nuk janë plazhe oqeanike. Nëpër plazhet oqeanike duhen kullat  për asrye sepse dallga i kalon 3 metra lartësi edhe vrojtuesi I plazhit nuk arrin që të ketë fushëpamje në det. Ndërsa në plazhet tona nuk arrin mbi 3 metra dhe nuk është e nevojshme thejsht mjafto një çadër e lifeguard (roje shpëtimi), përpara të gjitha çadrave të tjera, edhe është e mjaftueshme sepse e kontrollon shumë mirë.”, shprehet ai.

Sipas tij, rojet e shpëtimit janë përgatitur me mjetet e nevojshme anticovid si dhe ato për t’iu ardhur në ndihmë plazhistëve që rrezikojnë të mbyten. Ai tregon se deri më tani, vrojtuesit kanë shpëtuar 6 persona nga humbja e jetës në ujë.

Një shqiptare, banuese në Belgjikë, e cila ka zgjedhur bregdetin e Spilles për të pushuar këtë verë shprehet se ndihet e sigurt në këtë plazh për veten dhe fëmijët e saj.