Prefekti i Qarkut Durrës Emiljan Jani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtues të disa institucioneve vendore, në zbatim të planit të masave të Paketës së Sigurisë në Shkolla.
Në një njoftim të shpërndarë rrjetet sociale thuhet se “Prefekti si kryesues i Paketës së Sigurisë në Shkolla, kërkoj nga të pranishmit një analizë te detajuar të situatës reale të sigurisë në shkolla, masat e marra në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë, për të garantuar që çdo shkollë të jetë një vend, ku të mbizotërojë jo vetëm arsimi cilësor, por edhe siguria e të gjithë komunitetit shkollor.”.
Ndër të tjera në njoftim theksohet rëndësia që ka bashkëpunimi Institucioneve Arsimore me Oficerët e Sigurisë dhe Policitë Bashkiake respektive, për parandalimin e kriminalitetit dhe fenomeneve me risk për fëmijët e të rinjtë, fenomene që nuk lidhen vetëm me përdorimin e substancave narkotike, por edhe me bullizmin apo krimin në dëm të të miturve, duke adresuar në këtë mënyrë çdo shqetësim që mund të shfaqet.
Njoftimi i plotë:
Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Task Forcës Rajonale për Sigurinë në Shkolla, zhvilloj sot një takim në kuadër të zbatimit të planit të masave lidhur me sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve brenda perimetrit të shkollave dhe jo vetëm.
Në takim ishin prezentë: Drejtori i Policisë Bashkiake Durrës Z.Vasip Çopa, Drejtuesja e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Durrës Znj.Amarilda Thërmija, përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës Z.Asllan Hysaj, Kryeinspektor të Policive Bashkiake Shijak Z.Nazir Keçi dhe Krujë Z.Indrit Gjokeja, Specialiste Kurrikule në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Shijak Znj Ina Mustafaj.
Prefekti si kryesues i Paketës së Sigurisë në Shkolla, kërkoj nga të pranishmit një analizë te detajuar të situatës reale të sigurisë në shkolla, masat e marra në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë, për të garantuar që çdo shkollë të jetë një vend, ku të mbizotërojë jo vetëm arsimi cilësor, por edhe siguria e të gjithë komunitetit shkollor.
Prefekti kërkoj nga drejtuesit e institucioneve koordinim dhe bashkëpunim zinxhir mes të gjithë aktorëve për të garantuar siguri në shkolla dhe perimetrin jashtë tyre, si në aspektin e sigurisë rrugore, sigurisë ushqimore, sigurisë urbane, si dhe mbrojtjes ndaj fenomeneve të dëmshme për nxënësit, si duhanpirja, apo konsumimi substancave të ndaluara.
Një rol akoma më aktiv nga të gjithë ka bashkëpunimi Institucioneve Arsimore me Oficerët e Sigurisë dhe Policitë Bashkiake respektive, për parandalimin e kriminalitetit dhe fenomeneve me risk për fëmijët e të rinjtë, fenomene që nuk lidhen vetëm me përdorimin e substancave narkotike, por edhe me bullizmin apo krimin në dëm të të miturve, duke adresuar në këtë mënyrë çdo shqetësim që mund të shfaqet.
Të pranishmit në takim ngritën problematika të ndryshme lidhur me menaxhimin në kohë dhe me përgjegjësi të të gjitha situatave që mund të rrezikojnë apo cënojnë sigurinë publike në shkolla. Nga diskutimet u theksua rëndësia e Oficerëve të Sigurisë si një hallkë e pazëvendësueshme dhe vlerë e shtuar në sigurinë e nxënësve. Mbetet gjithmonë thelbësor roli i të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komunitetit.
Siguria e fëmijëve është prioritet absolut dhe fuqizimi i mekanizmave të parandalimit ndaj çdo forme dhune brenda apo jashtë shkolle, mbetet angazhimi i përbashkët.