Çdo prind e di emocionin dhe ankthin që sjell dita kur fëmija niset për të studiuar jashtë vendit. Është një kapitull i ri, një ëndërr e madhe, por edhe një përgjegjësi e madhe. Përveç librave, valixhes dhe kujtimeve që marrin me vete, ka diçka që nuk duhet të mungojë: siguria shëndetësore.
Sepse, pavarësisht sa të fortë janë, studentët tanë nuk janë të paprekshëm. Një urgjencë shëndetësore mund të ndodhë në çdo moment dhe largësia e bën edhe më të rëndë çdo shqetësim. Pikërisht këtu hyn në lojë Sigma Vienna Insurance Group.
Me sigurimin për studentët jashtë vendit, ne mbulojmë urgjencat mjekësore deri në 30,000 euro gjatë gjithë periudhës së studimeve. Dhe e gjitha kjo, me një çmim simbolik – vetëm 60 euro në vit. Një prim i menduar për të mos rënduar mbi shpenzimet e shumta që tashmë mbajnë prindërit për shkollimin dhe jetesën e fëmijëve të tyre.
Ky sigurim nuk është vetëm një dokument formal për ambasadat, është një premtim i thjeshtë dhe i fortë: se kur fëmija juaj ka nevojë, Sigma është aty – edhe në një vend të huaj, edhe në një moment të vështirë.
Prandaj ne i ftojmë të gjithë prindërit dhe studentët të bëjnë këtë hap të vogël, por me ndikim të madh. Sepse paqja e mendjes nuk ka çmim. Dhe kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve tuaj, sigurimi është dashuri e kthyer në mbrojtje.





