Aksidentet rrugore shkaktojnë qindra viktima në vit dhe mijëra persona të tjerë mbeten të gjymtuar. Ndaj është i domosdoshëm edukimi për sigurinë rrugore të nxënësve.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së re, e cila do ta përfshijë sigurinë rrugore në programet mësimore të shkollave.
Kjo marrëveshje e re, synon të zhvillojë tek nxënësit njohuritë për sigurinë rrugore, por edhe aftësitë praktike. Prej Janarit, të vitit të shkuar në shkollat e vendit janë zhvilluar orë edukative me kënde të lëvizshme për të stimuluar situata, për t’i edukuar dhe aftësuar nxënësit për sigurinë rrugore.