Pas denoncimit në media, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një aksion monitorues në terren.
Në një njoftim për medita, theksohet se trupat inspektuese të AKU-së po kryejnë verifikime në magazinat që ushtrojnë aktivitet për “Ruajtjen dhe Shitjen e Fruta – Perimeve me Shumicë”.
"AKU konkludon se perimet e prodhuara nga fermerët e Myzeqesë dhe kudo në vend janë brenda parametrave të sigurisë dhe standarteve ushqimore bashëkohore.", thuhet ndër të tjera në njoftim.
NJOFTIMI I AKU
Më datë 27 dhe 29 Prill 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të misionit të tij për garantimin e sigurisë ushqimore, ndërrmori një aksion monitorues në terren, duke bashkërenduar dhe koordinuar veprimtarinë inspektuese të Drejtorive Rajonale Fier dhe Berat.
Plani i monitorimit është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së. Zbatimi i tij në terren, në zonat ku ushtrojnë aktivitetin e tyre Pikat e Grumbullimit të Frutave dhe Perimeve, po monitorohet nga drejtuesit dhe stafi i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Inspektimit.
Referuar publikimeve nga disa media, në lidhje me shqetësimet e mundshme nga përdorimi i preparateve kimike (pesticideve) në fermat (serat) e zonave të Beratit e Fierit, trupat inspektuese të AKU-së po kryejnë verifikime në magazinat që ushtrojnë aktivitet për “Ruajtjen dhe Shitjen e Fruta – Perimeve me Shumicë”.
Gjatë këtyre dy ditëve janë inspektuar një sërë subjektesh me këtë natyrë aktiviteti, duke u marrë mostra për analizim në laborator për mbetjet pesticide. Për rastet kur është konstatuar mospërmbushje e kërkesave ligjore, inspektorët kanë marrë masa administrative ndaj subjekteve. Shkeljet e konstuara kishin të bënin kryesisht me mangësi në dokumentacionin për gjurmueshmërinë e produktit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon të jetë në shërbim dhe i përkushtuar për të adresuar problematikat e sigurisë ushqimore. Duke ushtruar kontrolle në operatorët e biznesit ushqimor sipas planit vjetor të kontrollit zyrtar dhe planeve sezonale të monitorimeve (rasti konkret Pikat e Grumbullimit të Fruta – Perimeve).
AKU konkludon se perimet e prodhuara nga fermerët e Myzeqesë dhe kudo në vend janë brenda parametrave të sigurisë dhe standarteve ushqimore bashëkohore. Për rrjedhojë, edhe të kërkuar nga vendet e BE-së, dhe kjo vërehet nga rritja e eksporteve të fruta-perimeve drejt vendeve si Greqia, Italia dhe vendeve të tjera europiane. Pothuajse çdo ditë, nga Shqipëria dalin produkte (fruta, perime) me destinacion vendet e BE – së, dhe kjo tregon cilësinë dhe standartet europiane të produkteve shqiptare.





