Dhoma e Avokatisë Durrës ka vendosur bojkotimin e të gjithë proceseve gjyqësore ditën e hënë. Përjashtim do të bëjnë vetëm masat e sigurisë.

Në mbledhjen e ditës së sotme në dhomën e avokatisë, me pjesëmarrje të gjerë, është vendosur që proceset gjyqësore në gjykatën e shkallës së parë Durrës, administrative, të Apelit, në Gjykatën e Kavajës, dhe në prokuroritë Durrës e Kavajë, të bojkotohen gjyqet.

Skënder Korriku, kreu i Avokatisë Durrës, deklaroi për “DurrësLajm” se vendimi i qeverisë për pagesat e sigurimeve shoqërore është tërësisht i padrejtë dhe prek kryesisht avokatët e rinj.

“Ky është vetëm hapi i parë i protestës me bojkot ditën e hënë në gjyqe, dhe më pas do të shohim reagimin e qeverisë. Nëse nuk do të ketë reagim ndaj vendimit për sigurimet shoqërore të profesioneve të lira, protesta do të përvijojë edhe më tej”, pohoi Korriku.

K.H.