Një nënë do ta padisë Administratën e Sigurisë së Transportit në Memfis të ShBA-së, pasi vajza e saj pjesërisht me aftësi të kufizuara, e cila po ashtu ka kancer, është lënduar keq dhe arrestuar nga stafi i sigurimit në aeroport.

Thuhet se Hannah Cohen ishte hutuar dhe kishte humbur orientimin kur alarmi i aeroportit kishte rënë. Më pas vajzës me problem i kishte dalë situata jashtë kontrollit.  

Vajza 19 vjeçare, Hannah Cohen, po udhëtonte për në shtëpi në Chattanooga, Tennessesee, pas trajtimit mjekësor me rrezatim për tumor në tru në një spital të fëmijëve në Memfis, njofton Independent.

Avokatet e saj thonë se Cohen është e kufizuar në aftësitë e saj për të folur, ecur dhe se është pjesërisht e verbër dhe e shurdhër.