Këngëtarja Eni Koçi ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagramin ku ka zbuluar detaje nga marrëdhënia me Genc Prelvukajn.

Një ndjekës e pyet Enin sesi është njohur me personin e zemrës, dhe teksa i tregoi për turneun në Amerikë që bëri bashkë dy artistët, këngëtarja ka zbuluar edhe përshtypjen e parë që ka patur për Gencin, e cila duhet thënë nuk ka qenë aspak pozitive.

Me Genc Prelvukaj jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘Obobo si do e shtyjmë ne në turne, ky as muhabet s’do të na bëjë’. Dhe përgjigja e Gretës ishte ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të‘.”, shkroi ajo, ndërsa më tej shton: “Pëfundimin e dini besoj.”