Ish-atletja e njohur Klodiana Shala është shprehur se ka pasur dëshirë të adoptojë një fëmijë. Ajo ka deklaruar në emisionin “Opinion” se nuk ka pasur mundësi për të bërë një fëmijë për shkak të përkushtimit që kishte ndaj karrierës, dhe kështu kishte vendosur të shkonte në Shtëpinë e Fëmijës për të birësuar një fëmijë. Më tej Shala tha se mamaja e fëmijës nuk e kishte lejuar ta merrte.

Klodiana Shala: “Unë kam një karrierë 20-vjeçare, kam bashkëjetuar prej disa kohësh, por dihet që tani jam single. Në pamundësi për të bërë fëmijë, pasi iu përkushtova me të vërtetë karrierës, kam shkuar në Shtëpinë e Fëmijës, për të adoptuar një fëmijë, pikërisht në kohën kur isha në karrierë. Fëmija ishte gjashtë muajsh sikur e kisha lindur unë. Me sy bojëqielli, bjond, ishte një fëmijë i mrekullueshëm. Doja ta adoptoja në atë kohë, por mamaja e tij ishte pak rrugaçe dhe shkonte e shihte herë pas here dhe nuk e jepte për ta adoptuar”.