Në një rrëfim prekës, tërë emocion dhe lot, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Silva Gunbardhi ka rrëfyer dhimbjen dhe panikun që ka përjetuar para operacionit shumë të rëndësishëm për të në sy.
Ajo është përlotur kur në emisionin e Rudina Magjistarit, ku ajo bashkë me kirurgun që e operoi ishte e ftuar, u shfaq për herë të parë një foto pas operacionit e Silvës, për të cilën kjo e fundit u shpreh teksa lëshoi lotë:
“Është një foto që unë e shfaq për herë të parë tek ty dhe është një foto që unë s’dua ta shikoj, nuk dua ta kem as në telefonin tim”.

Tashmë Silva tha se ndodhet në gjendje shumë të mirë pas operacionit në sy dhe shikimi është normalizuar.
Sipas saj, i vetmi siklet që kishte qenë ishte mpirja dhe gjilpëra që i kishin bërë.
"Jashtë skenës dhe ne jemi njerëz me probleme si gjithë te tjerët” tha këngëtarja.





