Tiranë, 17 maj 2014 – Ikona e TVSH, Silvana Brace duke kërcyer “Sex Bomb” të Tom Jones dhe “You can live your hat on” të Joe Cocker. Pas edicionit të 6-të të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Aulona International Folk Festival”, në qytetin e Vlorës, u zhvillua një festë ku artistët kërcyen e dëfryen.
Në pamjet filmike që servir video e publikuar në News 24 dhe BalkanWeb, Silvana Braçe duket ndër më aktivet në këtë festë.
Biondja simpatike e emisionit me përshëndetje nga ekrani në Radio Televizionin Shqiptar është shfaqur gjithnjë me buzëqeshje të kujdesshme, gati të ngrirë duke prezantuar. Por duket se në pistën e vallëzimit është krejt tjetër.





