Tiranë, 16 qershor 2014 – Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi, ka denoncuar në rrjetin social Facebook një tentativë për vjedhje në shtëpinë e saj. 

Bardhi sjell dhe një foto me bravën e thyer të derës që sipas saj e kanë bërë hajdutët që kanë tentuar të grabisin banesën. Zëdhënësja Bardhi nuk ndalet me kaq. Ajo kërkon që ministri Tahiri të largohet nga detyra sepse nuk garanton siguri për qytetarin. 

“Paralajmërim! Kujdes pasi disa njerëz (butësisht thënë të papërgjegjshëm) thyejnë bravat e shtëpive. Sapo gjeta derën time të apartamentit të thyer! Tani Sajmir Tahiri ik! Jeta e të gjithëve ne është e pasigurt! Zot na ruaj!”,- shkruan Bardhi në Facebook.