Silvio Berlusconi rikthehet në qendër te vëmendjes se mediave, jo vetëm për batutat dhe humorin e tij por këtë herë ka vendosur edhe të shpalosë pasionin për muzikën.
Ndërsa ishte i ftuar nderi në një mbrëmje, në prani të dhjetëra personave por edhe te kamerave, ish kryeministri italian, ka kënduar me shumë dëshirë këngën "Un monsieur attendait".
Ndonëse ka qënë i qeshur dhe i dashur përgjatë të gjithë mbrëmjes, duke u fotografuar me miq por edhe me fansa, kavalieri nuk ka lënë pas deklaratat politike në drejtim të kryeministrit të ri, Enric Leta.





