ITALI – Admirimi i tij për Silvio Berluskonin nuk ka kufi, aq sa vendos të bëjë tatuazh fytyrën e tij. Ngjarja e rrallë është regjistruar në Itali dhe ka për protagonist një të papunë nga Sardenja. Sipas fansit të tërbuar të Berluskonit, ish kryeministri italian është i vetmi që mund t’i shpëtojë.
‘Shën Silvio Berluskoni’, e quan Marino Nonnis, një i papunë nga provinca e Guspinit. “Besoj vërtet dhe e admiroj këtë njeri, që na shpëtoi nga komunizmi, edhe pse këtu në provincë jeta është e vështirë. ‘Grindem’ çdo ditë me të majtët, por jam i vendosur të mbroj zgjedhjen time dhe idealet e qendrës së djathtë”,- Nonnis.
“Çfarë ka të çuditshme në gjithë këtë? Disa bëjnë tatuazh gjithë trupin, ndërsa unë preferoj të bëj tatuazh fytyrën e Berluzkonit. Sot, më shumë se kurrë Berluskoni duhet të shpëtojë Italinë nga Monti dhe Bersani. Unë besoj tek ai, ai është mrekullia që italianët po presin”,- përfundon deklarata e fansit të “çmendur” pas ish kryeministrit italian.