Atletico Madrid ngeci në një barazim 1-1 përballë Getafes në “Wanda Metropolitana”. Djemtë e Diego Simeones e kryesuan sfidën deri shtatë minuta nga fundi, por një penallti u dhuroi miqve pikën e artë.Trajneri argjentinas analizoi performancën e djemve të tij, ndërkohë që në prononcimin pas ndeshjes nuk i kurseu shigjetimet ndaj teknologjisë VAR.“Kaluam në avantazh pas shumë vuajtjeve dhe tentuam me çdo mënyrë të dyfishonim. Skuadra luajti ndeshjen që kishim përgatitur, por në futboll ekzistojnë edhe rrethanat.

Na u akordua një penallti kundër pas një aksioni që nuk na rrezikonte aspak. Duhet të përmirësohemi, por skuadra po gjen identitetin që kërkojmë.Episodet nuk na favorizuan. Mungoi një karton i dytë i verdhë dhe një penallti për ne në rastin e ndërhyrjes së Djene ndaj Moratës.Jemi e vetmja skuadër e La Liga-s që nuk ka përfituar kurrë një penallti në favor gjatë këtij sezoni…Që prej kur është futur VAR-i, nuk dihet me siguri nëse një gol është i rregullt apo jo. Teknologjia është një instrument që nuk më pëlqen aspak”, u shpreh Simeone.