Alvaro Morata do të jetë mungesa e madhe e Atletico Madrid gjatë muajit shkurt. Sulmuesi u largua nga fusha të dielën në mbrëmje gjatë ndeshjes së La Liga-s kundër Sevilla-s për shkak të një problemi në gjurin e djathtë: 

Koha e rikuperimit nuk është përcaktuara, por nuk do të jenë më shumë se tre javë. Prandaj Morata humbet ndeshjen e parë të Champons kundër Interit në San Siro dhe në vend të kësaj shpreson të jetë i pranishëm në ndeshjen e kthimit në Madrid.

Lidhur me situatën e tij, Atletico Madrid publikoi ​​një deklaratë zyrtare këtë mëngjes .

“Alvaro Morata duhej të zëvendësohej në fund të pjesës së parë të ndeshjes së luajtur në Pizjuán kundër Sevillës për shkak dëmtim. Mëngjesin e së hënës është kryer një rezonancë magnetike për të konstatuar shkallën e dëmtimit dhe nga raporti i stafit mjekësor rezulton se ai ka pësuar një mavijosje kockore dhe një tendosje të ligament në anën e brendshme anësore të gjurit të djathtë”, thuhet në komunikuan e Colchoneros.

Vetë qendërsulmuesi i Atletico Madrid ka lënë të kuptohet se ai mund të kthhet për ndeshjen e dytë kundër Interit më 13 mars në stadiumin Vanda Metropolitano. 

“Faleminderit Zot, dëmtimi im në gju nuk është i rëndë. Faleminderit shumë për mesazhet e bukura. Gjithashtu shpresoj që njerëzit që dërgojnë kaq shumë mesazhe urrejtjeje mund të kenë po aq dëshirë të jem i lumtur dhe të punoj shumë. Së shpejti do të kthehem në maksimumin tim”, ky është mesazhi i publikuar nga Morata në profilin e tij në Instagram.