Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar sot në Beograd një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe nga Kosova, i cili ka zgjatur rreth katër orë.
Pas takimit, zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, tha se presidenti serb aktualisht nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje për serbët e Kosovës.
“Për momentin, nga ajo që kemi mund të dëgjojmë nga presidenti Vuçiç, është se nuk ka ndonjë propozim të prekshëm që do të mund të prezantohej si zgjidhje”, tha Simiç.
Sipas tij, në takim është folur hapur për problemet aktuale me të cilat ballafaqohet komuniteti serb në Kosovë si dhe procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që po zhvillohet në Bruksel.
Sidoqoftë, ai ka deklaruar se përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, në çdo rast dhe për gjithçka po konsultohen me Beogradin. Ai tha se Lista Serbe ka besim të plotë te presidenti Vuçiç. /REL