TIRANE, 25 shkurt 2013 – Gjykata e Tiranës zhvilloi sot analizën nje vjetore të saj. Kryetari i gjykatës, Sandër Simoni, deklaroi se “sistemi i mbrojtes ligjore falas nuk ka funksionuar” pasi shumë avokatë kryesisht janë zvarritur seancat në mënyrë të tejzgjatur.
Kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, kërkoi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë të formalizojë me vendim mandatin për gjyqtarin e kësaj gjykate.
Simoni ka theksuar se 61.5 përqind e çështjeve ka qenë mbi narkotrafikantët e drogës. Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie ka zënë 15.3 përqind ndërsa vrasjet për shkak të cilësive të veçanta 6.1 përqind.
Gjykata e Krimeve të rënda ka regjistruar 1245 çështje, ku kanë përfunduar 1194 prej tyre.
Në lidhje me sekuestrot, janë ngrirë me vendim të kësaj gjykate 18.3 milionë lekë, 635 mijë euro dhe 37.2 mijë dollarë. Janë bllokuar 3 biznese, 4 automjete, 1 apartament, 7 njësi tregtare.





