15 qershor 2015 – Një incident electoral është shënuar sot në qytetin e Pukës, ku rreth 20 persona janë përfshirë në një përleshje fizike.
Personat e përfshirë në sherr janë simpatizantë të dy forcave kryesore politike, PS dhe PD.
Në fillim janë shkëmbyer me makina, pastaj kanë ndaluar e kanë nisur me fyerje kundrejt njëri-tjetrit, deri sa kanë arritur në përplasje fizike.
Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje e ka bërë të mundur shuarjen e konfliktit dhe shpërndarjen e turmës. Disa prej personave janë shoqëruar në Komisariatin e Pukës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/