Covid-19 sa vjen dhe bëhet një virus me më shumë të panjohura. Një studim i ri flet për “gishtin e  këmbës Covid”, një efekt anësor i kalimit të trupit në një gjendje që po lufton virusin.

Skuqjet tek gishtërinjtë e këmbës prekin më tepër fëmijët dhe adoleshentët.

Gjetjet e sudimit, në British Journal of Dermatology, mund të ndihmojnë me trajtimet për të lehtësuar simptomat.

Për disa persona skuqja shoqërohet pa dhimbje, por mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme për disa të tjerë. Ajo shoqërohet me ënjtje, me flluska duke shkaktuar kruajtje.

Arsyeja pse ndodh kjo skuqje është sepse trupi përdor një lloj mekanizmi për të luftuar koronavirusin. Njëra është një proteinë antivirale dhe tjetri është një lloj antitrupi që sulmon gabimisht qelizat dhe indet e vetë personit, jo vetëm virusin.

Studiuesit analizuan 50 njerëz me këtë simptomë në pranverën e vitit 2020 dhe ka zgjatur nga pak javë deri në muaj. Gishti i këmbës Covid është shfaqur më shpesh gjatë fazës së hershme të pandemisë, por ka qenë më pak i zakonshëm në valën aktuale të variantit Delta.

Personat të cilët kanë këto shenja shpesh nuk manifestojnë asnjë nga simptomat klasike të Covid, të tilla si kollë, ethe, humbje të nuhatjes dhe shijes.