Siç dihet tashmë nga eksperienca e këtyre muajve të pandemisë, por edhe nga protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), simptomat më të zakonshme të Covid-19 janë temperatura, kolla e vazhdueshme, humbja e nuhatjes apo shijes, lodhja, dhembja e kokës dhe dhembja e fytit. Gjithsesi tani po flitet nga ekspertët e shêndetësisë për një simptomë të re.

Epidemiologu britanik, Tim Spector, ka paralajmëruar për atë që e quan si “gjuha Covid”, duke shpërndarë një foto në rrjetin social “Twitter”. Ai tregon një rast ku shihet një gjuhë e njollosur dhe sipas tij një simptomë e tillë mund të zgjasë nga një javë deri në disa muaj.

“Gjuha Covid” po vihet re gjithmonë e më shpesh tek pacientët të cilët rezultojnë pozitiv me koronavirus.

“Më shumë fotografi që vijnë nga “gjuha gjeografike” misterioze që lidhet me një sërë sëmundjesh, por tani po raportohet edhe me COVID dhe mund të zgjasë me javë ose muaj.”- shkruan eksperti.