Ish-futbollisti i Realit të Madridit, Fabio Koentrao, është bërë objekt talljeje në Portugali, prej gjesteve të tij në ndeshjen Benfika-Sporting.

Në një moment gjatë një rivënieje anësore, mbrojtësi i Sportingut filloi të aktronte, teksa pranë tij filluan të hidheshin objekte. Por, edhe pse nuk u prek nga këto objekte, filloi të mbante kokën me dorë e të çalonte.