Për të gjithë aplikantët që po mësojnë e po përgatiten për Testin e Teorisë për marrjen e lejes së drejtimit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor mundëson përmes platformës online:
https://lejedrejtimi.dpshtrr.al simulimin e Testit Zyrtar të Teorisë.

Kjo platformë ndihmon aplikantët të familjarizohen me Testin Zyrtar të Teorisë për Lejen e Drejtimit pasi kanë zhvilluar kursin përkatës në autoshkollë.

Gjithashtu, ushtrimi i vazhdueshëm përmes testeve në këtë platformë, rrit sigurinë dhe vetëbesimin e aplikantit, duke ia thjeshtuar procesin e duke u mbështetur në forcat e veta në ditën e testimit teorik.

Aplikantët shprehen se janë ndjerë emocionalisht më të përgatitur për ditën e testimit, pasi janë ushtruar në platformën e simulimit.

DPSHTRR nxit të gjithë aplikantët të ndjekin rigorozisht orët mësimore në autoshkollë, të mësojnë, të përgatiten e të praktikohen nga ana teorike e praktike, pasi marrja e lejes së drejtimit është përgjegjësi ndaj vetes e përdoruesve të tjerë të rrugës për të garantuar rrugë më të sigurta.

Për informacione mbi risi ndaj shërbimeve apo për çdo paqartësi, DPSHTRR fton qytetarët t’i drejtohen faqes zyrtare www.dpshtrr.gov.al!