Sinan Idrizi, administratori i klubit të futbollit Flamurtari, por edhe i kompanisë së fluturimeve “Air Albania”, në një intervistë për “Konica.al” ka folur rreth jetës së tij, pasioneve dhe biznesit.
Idrizi ka treguar se ‘hobi më i madh dhe i fundit i tij është leximi’. Numri 1 i klubit vlonjat shton se është gati të sfidojë në numra dhe kualitet gazetarin Blendi Fevziun, për të cilin ka dëgjuar se ka një biblotekë shumë të madhe.
“Jo, hobi im i parë dhe i fundit është leximi, ta them me krenari pasi jam vlonjat… Di që Fevziu ka një bibliotekë shumë të madhe, më kanë thënë… E sfidoj në numra dhe në kualitet. Dua t’i bëj një ftesë ta sfidoj me bibliotekë. Por këtu në Shqipëri kam një problem, nuk di se në cilën bibliotekë të shkoj. Ne kemi romanin, novelën, tregimin, esetë, po saxhistët (eseistët) ku janë?”, ka thënë ndër të tjera Sinan Idrizi.