Andrra dhe Sinan Hoxha janë bërë prindër për herë të dytë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Andrra me një foto të ëmbël ku tregon vogëlushin e porsalindur ndërsa shkruan:
“E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot…”
Andrra dhe Sinani u bënë prindër për herë të parë 5 vjet më parë, kur në jetë erdhi Ansi, i cili tani do të marrë frenat e “më të madhit” të shtëpisë.





