Presidenti Ilir Meta ka bërë një mesazh të ndjerë për të gjithë fëmijët me Sindromën Down, në ditën botërore të kësaj sindrome.

Meta shprehet se ndjenjat e tij shkojnë veçanërisht për fëmijët e mrekullueshëm të prekur prej saj, që japin shumë dashuri dhe që duhet t’iu japim shumë dashuri, përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialet e tyre në shoqëri.

Më tej, Presidenti iu përcjell një falënderim të gjithë prindërve të fëmijëve me këtë sindromë dhe OJF-ve për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.

“Të dashur miq, sot në Ditën Botërore të Sindromës Down, ndjenjat e mia shkojnë veçanërisht për fëmijët e mrekullueshëm të prekur prej saj, që japin shumë dashuri dhe që duhet t'ju japim shumë dashuri, përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialet e tyre drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar në shoqëri. Sot një falenderim iu shkon edhe prindërve të fëmijëve me këtë sindromë dhe OJF-ve, për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm”, shkruan Meta.