Shifrat e të prekurve nga koronavirusi në Itali kanë pësuar një ulje të lehtë 24 orët e fundit.

Mediet italiane raportojnë se janë 46.638 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, 3.957 më shumë sesa të shtunën, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 5476 persona, 651 më shumë se një ditë më parë. Lombardia mbetet rajoni më i goditur nga koronavirusi.

Mësohet se 7024 persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali, 987 më shumë sesa të shtunën. Ndërkohë në total që nga dita e parë e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 59.138.

Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borrelli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile.