Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër në kuadër të afrimit të sezonit turistik, kanë kryer një sërë punimesh mirëmbajtjeje në objektet e trashëgimisë historike e kulturore të arealit të Shkodrës.

DRTK Shkodër shkroi në faqen e saj online se, në vijim të punës dhe kujdesit për përmirësimin e sinjalistikës së brendshme në sitet dhe pasuritë kulturore, janë vendosur tabela shpjeguese e orientuese në një numër të madh kishash, fortifikimesh etj.

1. Kishën e Shën Premtes, Balldren (shek.XIV);

2. Kisha e Shën Venerandës, Pllanë (Shek.XIV-XVII);

3. Rrënojat e Manastirit të Shën Sergjit dhe Bakut, Shirq;

4. Rrënojat e Manastirit të Shën Sofisë, Mazrek;

5. Kisha e Shën Gjonit, Rrashkullaj;

6. Vendvarrimi i Skënderbeut, Lezhë;

7. Kalaja e Lezhës;

8. Fortifikimi i Gajtanit;

9. Çinari i Hoxhë Dheut;

10. Ura e Mesit;

11. Vendbanimi i Mesjetës së hershme, Koman;

Informacioni i përditësuar në tabelat orientuese është në dy gjuhë (shqip/anglisht) dhe do t’i vijë në ndihmë vizitorëve vendas dhe të huaj, për të mësuar më shumë mbi historinë e këtyre pasurive kulturore.