Foto: Durrësi, e premte 11 mars

I ftohti ka mbërthyer gjithë vendin, ku në disa qytete në veri dhe në juglindje si Korça dhe Erseka termometri do të shënojë vlera minimale – 6 gradë Celsius ndërsa në fshatra të thellë është edhe -9 gradë. Vlerat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë. Gjatë fundjavës pritet një rritje e lehtë e temperaturave.

“Parashikohet që fundjava të mbetet e ftohtë në mëngjes megjithëse e shtuna dhe e diela do sjellin një postim gradual të masës së ftohtë dhe ka një rritje të lehtë të temperaturave. Zonat malore mbeten në -5 gradë. Zona e bregdetit do jetë në vlera 12-13 gradë”, thotë Lajda Porja.

Në veri të vendit do të ketë problematika me ngricat. Kushtet e motit do të përmirësohen mesin e javës tjetër.

“E shtuna sjell reshje të pakta dëbore në jug e juglindje, ndërsa pjesa tjetër do ketë kthjellime e vranësira. Dita e diel do ketë më shumë kthjellime, pak vranësira dhe aspak reshje”.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ajrit të shënuara gjatë kësaj jave nuk janë aspak tipike të pranverës.