Stuhia Dudley pritet të shkaktojë kërdi sot duke u përhapur në të gjithë Europën.

Mediat e huaja kanë bërë me dije të gjithë çfarë dihet të dimë lidhur me stuhinë, duke ndarë dhe këshilla për të gjithë qytetarët.

Sinoptikanët kërkojnë nga qytetarët që të anulojnë udhëtimet jashtë vendit dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Këshillat nga “The Sun”:

– Planifikoni udhëtimet
– Mbani me kujdes dyert e makinave pasi erërat e forta mund të shkaktojnë dëme serioze në menteshat e derës.
– Mendoni se ku mund të parkoni më mirë

– Mundohuni të shmangni parkimin poshtë pemëve ose pranë çative.
– Mbërtheni fort timonin

– Disa shoferë e përdorin makinën me një dorë, por në rast stuhie, kjo metodë nuk duhet përdorur. Ndaj kapeni fort timonin me të dyja duart.
– Lini më shumë hapësirë me mjetet e tjera dhe uleni shpejtësinë

Stuhia në Shqipëri:

Edhe Shqipëria pritet që të preket nga dy stuhitë. Sot në të gjithë vendin pritet shi dhe erëra të forta. Ndërsa ditën e enjte pritet të kemi përmirësim të kushteve meteorologjike, pasi masat ajrore do të sjellin mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Sa i përket temperaturave ato pritet që të variojnë nga -1 deri 12°C në zonat malore; në zona e ulëta 4 deri 17°C, ndërsa në zona bregdetare 5 deri 17°C. Megjithatë përmirësimi i motit është i përkohshëm deri në stuhinë e radhës.