Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm përgjatë ditëve të mbetura të muajit Mars, por edhe në fillim të Prillit. 

Sinoptikanët parashikojnë se pranvera këtë vit do të vonohet, dhe vendin e saj do të zënë dhe për pak ditët me shi.

“Pjesa më problematike ka kaluar, megjithatë, nuk presim të shohim pranverë deri nga data 3 Prill. Temperaturat do të kenë rritje, por vranësirat mbeten prezente. Ato do të sjellin reshje të përkohshme shiu dhe dëbora do të jetë prezente”.

Ndërsa qendra dhe jugu do të kenë reshje shiu, parashikimet flasin për ditë të ftohta në veri, ku reshjet e dëborës do të jenë prezente edhe për disa ditë. 

Temperaturat do të zbresin 6 gradë nën zero përgjatë fundjavës ne vendet malore, ndërsa maksimumi i tyre pritet të shënohet në vendet e ulëta me 12 gradë Celsius.