Ditët e nxehta që kanë pushtuar vendin tonë mesa duket do të largohen, pasi java në vazhdim do të sjëllë një ulje të ndjeshme të temperaturave ku maksimumi nuk do ti kalojë 36 gradë Celsius.

Gjithsesi, të paktën edhe për 10 ditë në territorin e vendit tonë nuk do të ketë reshje shiu. Ky lajm është konfirmuar nga sinoptikania Lajda Porja e cila në një intervistë për “News24” tha se intensiteti i erës që ka favorizuar edhe zjarret në vend, duke nisur nga sot do të ulet.

“Reshjet e shiut nuk do të kenë intensitet. Ka pasur vetëm pika shiu dhe reshja ka pasur vetëm në zonen lindore. Përmirësime ka patur me intensitetin e erës. Reshje në territor nuk ka pasur dhe nuki parashikohet të ketë.

Vetem disa reshje të izoluara. Era është krtyesisht e lehtë dhe mesatare. Presim lajme të mira pasi fundjava parashikon dobësim të erës. Fundjava do të jetë e qëndrueshme dhe me mot të kthjellët pa reshje”– u shpreh sinoptikania.