Rrebeshet e shiut me erën e fortë dhe ulja me 10 gradë e temperaturave brenda një ore, ishte një fenomen i rrallë për Tiranën. Sinoptikanët tregojnë se ajo çfarë përjetuam mesditën e së premtes ishte një ministuhi tropikale.
Por edhe më i çuditshëm vazhdoi moti në orët pasuese.
“Pas stuhisë ndryshoi krejtësisht rryma duke sjellë shkarkesa të mëdha”.
Parashikimet flasin për një mot me shi deri në fund të qershorit.
Temperaturat e larta pritet të kthehen në korrik. Në javën e dytë të këtij muaji, parashikohet që termometri të shënojë 37 gradë.
/Tv Klan/





