Virgjëresha

Dihet se virgjëresha është një shenjë punëtore, e besueshme dhe ambicioze, por ja që ka edhe të metat e veta. Të lindurit e kësaj shenje nuk kërkojnë kurrë ndihmë për të arritur objektivat, pasi janë mësuar t’i zgjidhin vet problemet e tyre. Pra, nuk je asnjëherë i dobishëm për ta. E njëjta gjë ndodh edhe nëse kalojmë në sferën e ndenjave. Virgjëreshat e kanë të vështirë t’i shprehin emocionet, ndaj do ju duhet përjetësisht për të njohur karakterin e tyre të vërtetë. Ata mbajnë gjithnjë distancë nga të tjerët dhe duket se në fakt ky është mekanizmi mbrojtës i preferuar. Përveç kësaj, edhe në rast se shprehen janë tejmase të drejtpërdrejtë dhe ndonjëherë nuk e kuptojnë se kështu po lëndojnë personin e zemrës.

 Akrepi

Akrepi është një ndër shenjat më pasionante të zodiakut, por vetëm kjo cilësi nuk mjafton për të krijuar një lidhje të shëndetshme. Ata janë shumë mosbesues dhe u duket sikur të gjithë janë kundër tyre dhe do t’i mashtrojnë nga momenti në moment. Kështu, është vërtet e vështirë t’u afrohesh pa u ofenduar nga qasja që kanë. Kur bëhet fjalë për takime romantike, mund të bëhen shumë të paparashikueshëm emocionalisht, pasi humori i tyre ndryshon shumë shpejt. Fillimisht mund të të duken të dashur e të sjellshëm teksa papritur janë të mërzitur dhe nuk duan t’ju takojnë. Acaruese apo jo?

Demi

Demi njihet si një shenjë e durueshme dhe e gatshme për të ndihmuar të tjerët. Me kokëfortësinë që i karakterizon, mund të arrijnë çdo gjë që duan, por nga ana tjetër kokëfortësia është edhe një pikë e tyre e dobët. Nëse ata nuk e mendojnë diçka si të arsyeshme për ta bërë, nuk do mundeni kurrë t’ja mbushni mendjen. Ata besojnë çfarë duan të besojnë dhe ndaj nuk do t’ia bënin qejfin askujt. Një tipar tjetër karakterial që i bën shumë të vështirë në çift është aftësia e tyre analizuese. Ata pëlqejnë të mendojnë për çdo detaj të vogël përpara se të hedhin një hap dhe mbi të gjitha janë jashtëzakonisht xhelozë.