Sipërmarrësi Endri Meksi është paraqitur paraditen e kësaj të hëne (11 maj) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). 

Nuk dihet ende se për çfarë ka shkuar Meksi në SPAK.

Kujtojmë se Meksi, publikisht ka denoncuar se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta. Madje ai ka deklaruar se për rastin në fjalë ka bërë dhe denoncim në polici.

Vetëm pak ditë në parë në ambientet e një dyqani MCN Get Connected në pronësi të Meksit ishte vendosur një sasi eksploziv. Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.