Lajmi i hidhur i ndarjes së parakohshme nga jeta të sipërmarrëses së njohur në Durrës, Shpresa Prodani ka trishtuar pa masë mikeshat e saj.

E pikëlluar nga humbja e madhe, producentja Myzejen Konduri kujton kohën kur mikja e saj Shpresa i hapi derën e shtëpisë kur banesa iu shkatërruar nga tërmeti i një viti më parë.

“S’më la në vetminë e shkatërrimit, mbërthyer nga pasiguria”, thotë ajo ndërsa e quan zonjën Prodani të pazëvendësueshme, mungesën e së cilës do ta ndjejë gjithmonë.

Mes fjalëve prekëse, Koduri shkruan se do ta nderojë gjithmonë mikeshën e saj e s’do të harrojë të vendosë një lule për të në banesën e re. 

ZEMRA E ZNJ. SHPRESA PRODANI, ndali nga virusi i pabese qe na shkaktoi kaq shume dhimbje…

Ajo ishte zemra e nje nene, bashkeshorteje, mike, biznesmene, qe i fali kesaj jete,  dite mes perpjekjesh, suksesesh, dite me lule gezimi, ngarkuar me dashuri, mirnjohje e respekt.

Femijet e saj te mrekullueshem, nipat e mbesat, nusja e bukur qe te vleresoi si nje nene, iu duket si ender kjo qe ndodhi.

Miqte e mikeshat, do lotojne gjate nga dhimbja dhe mes kujtimeve.

Te gjithe koleget, bashkepuntoret qe punuam me te, gjeten shprese te kjo zonje me kete emer kuptimplote. 

Jam e sigurt se dhe disa perfaqesues te pushtetit vendor e te partive ne qytetin tonë, do ti mendojne fjalet & mendimet e mencura qe thonte ajo, ne takimet jo te rralla pune e vlersuese.

Eshte i akullt dhe shpirti im tani qe po shkruaj keto rreshta se Shpresa, nuk ishte vec mikja ime…Dua te kujtoj dt 26 dhjetor, kur toka u drodh e shtepia ime si e shume bashkeqytetareve, u shkaterrua.

Shpresa e Mira, nusja e saj, me ngrohtesine e zerit qe sharrohet kurre, me qetesonin e me hapën dyert e shtepise…Sme lane ne vetmine e shkatertimit, mberthyer nga pasiguria.

Shpresa ishte dhe mbeti e mrekullueshme!

Te gjithe ata qe e njohen, do vajtojne per te…

Ajo iku keshtu befas, nga ky virus qe na kalli friken…Sgjej fjale per te lehtesuar zemrat e coptuara te femijve e vecanerisht Nardit, qe sju nda asnje sekonde nenes se tij te shtrenjte.

Sdi te ngushelloj per kete humbje.

Po nje gje e di mire…ti Shpresa jone, ti o shpirt fisnik, do jetosh me ne ne vorbullen e kohes edhe pse kjo distance ku do largohesh do te beje te na shohesh si engjell nga lart.

Vdekja ka sinonim vetmine, po ti kurre nuk na le e sdo mbetesh vetem. E shtrenjta mike!

Do te na mungosh shume…! Te ndrite shpirti , o zonja e nderuar, nene e mrekullueshme, mike e shtrenjte!

Per mua do te mbetesh e pazevendesueshme…

Do te nderoj gjithmone e sdo harroj te ve nje lule per ty ne banesen e re. 

Do na mungosh shume o Shpresa jone!”, shkruan Konduri.

Ish-kryebashkiakia e Durrësit, Valbona Sako ndërsa ka publikuar një foto nën shoqërinë e sipërmarrëses Prodani dhe mikeshave të tjera shkruan: “U prehsh në paqe mikesha ime e mirë Shpresa”, shoqëruar me një emoji të pikëlluar.