9 tetor 2013- Sikur të mos mjaftonte shtimi me një fëmijë, Çiljeta prej disa javësh i ka shtuar vetes edhe “angari” të tjera. Natyrisht bëhet fjalë për një impenjim përfitues, pasi ka hapur një sipërmarrje të re, që quhet “Bar-Piceri Berluskoni”. Kështu, e famshmja piceri e viteve ’90 në Tiranë, është kthyer sërish, ndonëse jo më prapa Pallatit të Kulturës. Megjithëse, siç ka rrëfyer vetë Çiljeta, është një sipërmarrje pikërisht në bashkëpunim po me pronarët e hershëm të “Berluskonit”.Me pak fjalë, përveçse për djalin, Çili duhet të kujdeset tashmë edhe për lokalin, ku shpesh herë gatuan edhe vetë, si në rastin e intervistës me Rudina Magjistarin, që do të transmetohet sot në “Takimi i Pasdites”. Aty Çili ka rrëfyer se nuk po lë pas dore as skenën, teksa është duke punuar mbi një projekt të ri artistik, që do ta publikojë së shpejti.
http://www.ikub.al/LAJME_GOSSIP_CATEGORY/1310080057/Article-Sipermarrja-e-re-e-ciljetes-risjell-Berluskonin-ne-Shqiperi.aspx?redirect_code=FB_TINGUJT





