SIRI, 2 prill 2013 – Muajin e kaluar më shumë se 6.000 vetë u bënë viktima të konfliktit në Siri, njoftoi Këshilli Mbikëqyrës i të Drejtave të Njeriut në Siri. Në deklaratë thuhet se një e treta e viktimave janë persona civilë.

Muaji mars ishte më i përgjakshmi në Siri që nga fillimi i konfliktit, konfirmojnë aktivistët e të drejtave të njeriut.

Sipas përllogaritjeve paraprake, gjithsej gjatë dy viteve të konfliktit të armatosur në vend janë vrarë 70.000 njerëz.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/