Teksa palët ndërluftuese pritet të ulin armët të shtunën, në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit, ekspertët thonë se duhet një kohë shumë e gjatë dhe më shumë përpjekje për të ndalur një here e mirë dhunën 5-vjeçare në Siri. Goditja e sigurisë së presidentit Bashar Al-Asad transformoi lëvizjen kryesisht paqësore të marsit të vitit 2011 në një kryengritje të armatosur në vitin e parë të revoltës dhe, që atëherë, formacionet e opozitës kanë qenë gjithnjë e më shumë target i grupeve islamike, veçanërisht të Shteti Islamik dhe Frontit Al-Nusra.
Në pesë vjet, 250 000 sirianë janë vrarë si pasojë e luftimeve mes palëve në konflikt. Por, kriza kaloi kufijtë, duke krijuar një tjetër krizë në Europë, atë të klandestinëve. Një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po përpiqet të shktërrojë Shtetin Islamik në Siri me sulme ajrore, operacione të cilat shpesh herë kritikohen si të pasukseshme. Shtete e Bashkuara dhe aleatët e saj kërkojnë largimin nga pushteti të presidentit Asad dhe vendi të kalojë në tranzicion politik. Por, Rusia dhe Irani mbështesin Asadin në krye të vendit dhe kundërshtojnë largimin e tij. Në këtë situatë bota është ndarë në dy pjesë me Asadin, pjesa që e mbështet dhe ajo që e kundërshton. Si pasojë e luftës në Siri, Rusia dhe Turqia kanë përkeqësuar marrëdhëniet e tyre dhe kanë akuzuar njëra tjetër për mbështetje të Shtetit Islamik.
Aktualisht, ekspertët thonë që për të zgjidhur të dyja krizat, fillimisht duhet të përfundojë lufta në Siri.