Presidenti rus Vladimir Putin tha se ''edhe pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit Rusia të do të vazhdojë me sulmet kundër Shtetit Islamik dhe organizatave të tjera." Putin, në një deklaratë pas një takimi me krerët e Sherbimit të Sigurisë së Federatës Ruse (FSB) në rezidencën e tij ne Kremlin, tha se ka marrë një njoftim se të gjitha palët do të rrepsketojnë marrëveshjen e armëpushimit. ''Kundër Shtetit Islamik, Al Nusra dhe të gjitha organizatave të tjera terroriste të njohur si të tilla nga OKB do të jenë objektivi jonë edhe pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje," – është shprehur ai.
Presidenti rus Putin në fjalën e tij ka thënë gjithashtu se ''shpreson që edhe SHBA e kupton që sulmet ndaj organizatave terroriste si Shteti Islamik duhet të vazhdojnë në Siri."