Ditëve të fundit një numër i iniciativave ushtarake janë ndërmarrë në Arabinë Saudite dhe Turqi të cilat korrespondojnë me kërcënimet e fundit të bëra nga të dyja vendet për të thyer nyjën e luftës siriane. Një kontingjent i vendeve mbështetëse kanë dërguar ushtarë në Arabinë Saudite, ndërsa të dyja forcat ajrore të mbretërisë arabe dhe ato të Turqisë janë përfshirë në një numër të manovrave në ajër, në një bazë ajrore në jug të Turqisë pranë kufirit me Sirinë.
Në javët e fundit një numër i deklaratave të ashpra janë bërë nga ministri i jashtëm i Arabisë Saudite duke aluduar për një sulm tokësor. Në ndërkohë Arabia Saudite ka filluar stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë në afërsi të kufirit me Irakun. Trajnimi ushtarak i njohur me emrin “Stuhia Veriore” pritet të vazhdojë gjatë tërë javës dhe përfshinë më shumë se 2,500 avionë luftarakë, 20,000 tanke dhe 450 helikopterë. Qëllimi i ushtrimit është të përçohet mesazhi se Arabia Saudite dhe aleatët e saj “qëndrojnë të bashkuar në përballjen me të gjitha sfidat dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.