Rreth 650 zjarre në ishullin jugor të Italisë të Siçilisë, i kanë marrë jetën tre të moshuarve.

Qeveria do të mblidhet në Romë sot për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet e prekura dhe nëse do të prezantojë një skemë pushimi për punëtorët më të ekspozuar ndaj valës së të nxehtit.

Gjatë natës, Presidenti i Siçilisë Renato Schifani tha se “nxehtësia përvëluese dhe zjarret shkatërruese të paprecedentë” ishin kthyer dje në “një nga ditët më të vështira në dekada”.

Një grua rreth të 80-ave humbi jetën, në provincën e Palermos pasi një ambulancë nuk mundi të arrinte në shtëpinë e saj për shkak të zjarreve në zonë.

Gjithashtu në një shtëpi në periferi të Palermos, u gjetën të djegur trupat e një çifti rreth të 70-tave.

Zjarrfikësit italianë luftuan gjithsej 1,400 zjarre në të gjithë Italinë nga e diela deri të martën.

Në Kalabri, një 98-vjeçar i shtrirë në shtrat humbi jetën pasi një nga 390 zjarret në rajon i përfshiu shtëpinë e tij.