Situata problematike e mbetjeve urbane në qytetin e Durrësit vijon të jetë një shqetësim për shëndetin e njerëzve.
Një qytetare ka dërguar ditën e sotme në redaksinë e “DurrësLajm” disa foto të koshave të plehrave në lagjen nr.15, në rrugën “Dardania”.
Ajo shprehet se nuk del dot nga shtëpia, pasi ajëri është i ndotur nga era e rëndë dhe se mbeturinat kanë 5 ditë që nuk tërhiqen.
Ndërkohë siç duket edhe në fotot e mëposhtem plehrat po depozitohen edhe në hapsirat rreth koshave, ku me shumë mundësi nëse nuk tërhiqen sa më shpjet do të kthehen në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve aty pranë.
Kujtojmë që Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar vendimin për kryerjen e pagesës duke i hapur rrugë shlyerjes së detyrimeve ndaj kompanisë private që ka përpunuar mbetjet e qytetit, prej më shumë se një viti, por mesa duket akoma nuk po zbatohet në terren.